"Kambanat e së dielës" është një përmbledhje prej katër tregimesh që i lidh i njëjti personazh që rrëfen në kohë dhe ngjarje të ndryshme ballafaqimin me besimin fetar.
Auflage
Sprache
Produkt-Hinweis
Broschur/Paperback
Klebebindung
Maße
Höhe: 203 mm
Breite: 127 mm
Dicke: 7 mm
Gewicht
ISBN-13
978-9928-324-12-2 (9789928324122)
Copyright in bibliographic data and cover images is held by Nielsen Book Services Limited or by the publishers or by their respective licensors: all rights reserved.
Schweitzer Klassifikation
Anna Kove është poete, shkrimtare dhe përkthyese e letërsisë gjermane në shqip. Lindi në Pogradec, më 25 prill 1968 dhe banon në Tiranë. Është autore e librave: "Shën Valentin ku ishe", "Djegë Ujërash", "Nimfa e pemës së humbur" dhe "Kambanat e së dielës". Është nderuar shpesh edhe me çmime letrare dhe kritika e quan një nga penat e talentuara të prozës së shkurtër bashkëkohore shqipe. Kontributi i saj letrar është i pandarë nga ai i përkthimit të letërsisë gjermane. Kove ka sjellë në shqip emra të mëdhenj, si Paul Celan me "Lulekuqja dhe kujtimi", nobelisten Herta Mueller me "Kafsha e zemrës" dhe "A ke shami?", Clemens Meyer me "Nata, dritat", Ilse Aichinger me romanin "Shpresa më e madhe", poeten Rose Ausländer me "Unë ende luaj", romancierin Daniel Kehlman, me romanin e tij historik "Tyll", Antologjinë "Mjeshtër të prozës së shkurtër gjermane", si edhe shumë cilke poetike dhe tregime te autorëve S. Kirsch, M. L. Kaschnitz, B. Brecht, I. Bachman, N. Sachs etj. në shtypin letrar të kohës.